Hemorroidet

Hemorroidet janë vena normale të anusit dhe janë të domosdoshme për funksionimin e rregullt të pjesës fundore të sistemit tretës. Shumë herë këto vena acarohen dhe ënjten me rezultat të shfaqen simptoma bezdisëse dhe shpesh herë me dhimbje. Shkaqet e kësaj  sëmundje, megjithëse janë bërë shumë studime,  nuk janë bërë akoma të ditura.

Sipas studimeve të deritanishme mënyra moderne e jetesës, zakonet tona dhe e përditshmja jonë janë disa nga arsyet që mund të shkaktojnë hemorroide. Si? Koha e kufizuar na detyron të mos shkojmë aq herë në tualet sa ka nevojë organizmi ynë, dhe në këtë mënyrë krijohet hipertrofi e sistemit muskular te anusit. Kështu, shkaktohet sëmundja e hemorroideve.

Simptomat e sëmundjes janë : kruajtje, ënjtje, djegie, kapsllëk, hemoragji, dhimbje e fortë, ndjesi e moszbrazjes së plotë, sekrecione mukusi dhe siklet. Kjo sigurisht nuk do të thotë që të gjithë pacientët vuajnë nga simptomat e mësipërme. Çdo pacient përbën dhe trajtohet si rast i veçantë dhe unik.

Hemorroidet ndahen në 2 kategori në të brendshëm dhe të jashtëm.

Hemorroidet e  brendshme shfaqen brenda anusit dhe në shumicën e rasteve kanë hemoragji. Zakonisht nuk paraqesin simptoma të tjera përtej hemoragjisë përveç disa rasteve me kruajtje në anus. Gjatë kohës së jashtëqitjes është e mundur të paraqiten edhe hemorroidet e jashtme por pas përfundimit të jashtëqitjes kthehen përsëri në pozicionin e tyre fillestar.

Hemorroidet e jashtme shfaqen në buzën e anusit dhe në shumicën e rasteve varen jashtë anusit. Në rastet shumë të avancuara formohen trompoza të cilat mund të shkaktojnë dhimbje të forta. Kjo dhimbje mund të zgjasi 2-3 ditë dhe trompoza për disa javë.

Kurimi i sëmundjes së hemorroideve përballohet vetëm me kirurgji. Një nga ndërhyrjet më të njohura dhe pa dhimbje është metoda PeterLord ose ndryshe Zgjerimi i Unazës së Anusit. Kjo ndërhyrje “godet” burimin e problemit që është hipertoni e sfinkterit anal dhe konvulsion i vazhdueshëm i tyre.  Eshtë një ndërhyrje shumë e thjeshtë, pa dhimbje dhe me rezultate të sigurta. Sipas metodës PeterLord duke përdorur një balon dilatator specifik zgjerohet unaza e anusit në mënyrë të kontrolluar nga mjeku kurues dhe pacienti çlirohet nga dhimbja si dhe nga çdo simptomë tjetër që shfaqte përpara ndërhyrjes kirurgjikale.

Pas përfundimit të ndërhyrjes pacienti kthehet në jetën e përditshme pa vuajtur nga efekte anësore të padëshirueshme, dhimbje apo komplikacione post-operative.

Metoda PeterLord është e vetmja metodë që trajton dhe kuron direkt dhe në mënyrë rezultative shkakun, dhe jo simptomat, e hemorroideve.