Kirurgjia robotike

Si kirurgji robotike karakterizohet kirurgjia minimale intervente, e cila realizohet me ndihmën e një sistemi kirurgjikal robotik. U zhvillua dekadën fundit, me qëllim që të tejkalohen kufizimet e kirurgjisë minimale intervente. Jep mundësinë e përdorimeve të përpikërisë më të lartë me vegla më të holla dhe më të përkulshme nga ato të kirurgjisë laparoskopike, të lëvizjes rrotulluese 360ο , që nuk ka kyçi i dorës së njeriut, optikë absolute me figurë të zmadhuar tredimensionale, të paraprojektimit të operacionit, të aksesimit në pika që arrihen vështirë ose që janë mikroskopike, në të cilat nuk guxonin të ndërhynin kirurgët dhe të realizmit të operacioneve nga distanca, e cila ka përbërë edhe bazën për zhvillimin e kirurgjisë robotike.

Duke ruajtur avantazhet që ofron tek pacientët kirurgjia minimale intervente (endoskopi, laparoskopi) kirurgjia robotike mund të zbatohet në një sërë operacionesh dhe të provohet se është vegël e çmuar në duart e kirurgëve të specialiteteve të ndryshme, si të kirurgëve të përgjithshëm, të toraksit, të zemrës, të gjinekologëve, të urologëve, të angiokirurgëve, të kirurgëve të fëmijëve dhe kirurgëve të obezitetit.

Veçanërisht tek operacionet kirurgjikale të llojit të përzier të obesitetit, sistemet robotike janë më superiore kundrejt gjithë metodave të tjera, sepse qepjet dhe anastomozat kryhen me ekzaktësi absolute dhe kështu realizohet shërimi më i shpejtë i pacientit.

Akoma, kirurgu nuk ka pse të qëndrojë në këmbë gjatë kohës së operacionit, kështu që lodhja është më e pakët, veçanërisht në operacione shumëorëshe.

Për sa i përket kostos së një operacioni kirurgjikal robotik është e dobishme të sqarojmë se edhe pse kostoja e së njëjtës procedurë është më e lartë se ajo e metodave të tjera, për arsye të çmimit të lartë të blerjes së sistemit dhe të kostos së materialeve për çdo operacion, kostoja totale e një operacioni mund të jetë më e vogël, për arsye të shërimit më të shpejtë të pacientit dhe zvogëlimit të kohës së mjekimit spitalor dhe të përqindjeve të ulëta të ndërlikimeve pas operacionit.

Operacionet robotike kryhen nga kirurgu i cili ri në një pult kirurgjikal dhe me ndihmën e një kompjuteri dhe të levave të posaçme përdor bërrylat e nyjëzuar të një roboti. Urdhrat shkojnë tek bërrylat në mënyrë dixhitale në kohë reale, të cilët kryejnë më ekzaktësi absolute lëvizjet në trupin e pacientit, nëpërmjet 3 – 4 vrimave. Përdorimi i zhdërvjellët i robotit është rezultat i trajnimit special të kirurgut, i cili gradualisht bëhet me dy duar dhe mund të përdorë njëkohësisht më shumë vegla nga sa mund të përdorte në një operacion të hapur.

Sistemi kulminant i kirurgjisë robotike është sistemi da Vinci, i cili përbëhet nga

» pulti i përdorimit, i cili disponon monitor të definicionit të lartë për shfaqjen e pamjeve tredimensionale që transmeton një kamerë endoskopike. Përdorimi i kamerës bëhet si me levat e posaçme (përdoruesit) ashtu edhe me pedalet e sistemit, i cili disponon gjithashtu një sistem thjerrëzash të projeksionit tredimensional me mundësinë e zmadhimit të pamjeve 15 herë. Urdhrat, pasi të stabilizohen nëpërmjet një programi, transmetohen tek bërrylat.

» sistemi bazë me 4 bërrylat robotikë, tek të cilët përshtaten veglat kirurgjikale, të cilat janë shumë të përkulshme me qëllim që të bëjnë më të lehtë punën e kirurgut.

» dhe pirgun endoskopik, i cili përmban një monitor të madh dhe veglat e mbështetjes së robotit.

Kirurgjia robotike tejkalon dobësitë njerëzore të kirurgut, perfeksionon metodën kirurgjikale laparoskopike dhe çmohet se në të ardhmen do të mbizotërojë në operacione kirurgjikale të ndërlikuara dhe shumëorëshe.