Kirurgjia laparoskopike

Kirurgjia laparoskopike ose kirurgjia minimale intervente është një metodë e posaçme operacioni kirurgjikal, e cila përbën zhvillimin më të rëndësishëm të kirurgjisë së përgjithshme të shekullit të 20-të. Operacioni i parë laparoskopik ka qenë një kolecistektomi, e cila u realizua në vitin 1987. Nga dekada e 1990 metoda përmirësohet vazhdimisht dhe sot gjen zbatim në një sërë operacionesh të barkut, siç është përballimi i hernies, palindromisë gastroezofagjike, ulçerës duodenale, sëmundjeve të tëmthit dhe pankreasit, apendicitit, obezitetit malinj, sëmundjeve gjinekologjike dhe formave të ndryshme të kancerit (të zorrës së trashë, të prostatës, gjëndrave endokrine etj).

Pacientët që i nënshtrohen operacioneve laparoskopike, shijojnë avantazhet e metodës, në të cilat falë vrimave të vogla dhe traumave më të vogla të indeve në krahasim me operacionin e hapur “klasik”, regjistrohen humbja e pakët e gjakut, dhimbja më e vogël e pas operacionit, minimizimi i ndërlikimeve të pas operacionit, shërimi dhe rikthimi më i shpejtë në punë dhe kostoja më e ulët e operacionit.

Operacionet laparoskopike kryhen nëpërmjet 3-4 vrimave, diametri i të cilëve nuk është më i madh se 1 cm. Këto vrima janë portat e hyrjes të tubave të drenimit (trocars), të cilat janë organe në formë tubi të pajisura me valvul hermetike. Nga tubat më të vogla të drenimit futen në trup vegla të sajuara posaçërisht, jashtëzakonisht të holla (piskatore, gërshërë etj.) ndërsa nga tubi qendror futen një kamerë e vogël, e cila në realitet bëhet “syri” i kirurgut, pasi vetë ai nuk ka pamje optike direkte me pjesën e brendshme të barkut. Pamjet e organeve që merren nëpërmjet kamerës, shfaqen në një monitor të zmadhuara duke i dhënë kirurgut një fushë optike të afërt. Me përdorim të kujdesshëm dhe të shkathët të veglave, të cilin e ndjek nëpërmjet monitorit, është në gjendje të bëjë çdo operacion të thjeshtë ose më të vështirë, pasi operacioni që kryhet është i njëjtë me atë të kirurgjisë së hapur, vetëm se realizohet nëpërmjet vrimave shumë të vogla.

Kryerja e operacioneve laparoskopike duhet të bëhet nga qendra të specializuara, të cilat, nga një anë kanë aparaturën e përshtatshme laparoskopike dhe anestezike dhe nga ana tjetër kanë grup kirurgësh me përvojë dhe jashtëzakonisht të përgatitur, i cili ndjek zhvillimet botërore të metodës, por edhe zhvillimin teknologjik të veglave dhe të aparaturës, me qëllim që të ofrojnë tek pacientët shërbimin më të mirë.

Në përgjithësi, kirurgjia laparoskopike ka sjellë revolucion në mënyrën e kryerjes së operacioneve kirurgjikale, pasurohet dhe zhvillohet me hapa shumë të shpejta dhe me ndihmën e progresit të vrullshëm të teknologjisë, pritet të jetë e ardhmja e kirurgjisë.