Teknika kirurgjikale të përziera

Devijim gastrik (bypass)   

Me termin devijim gastrik ose (bypass) përshkruhen lloje të ndryshme të devijimeve gastrenterike, siç është bypass-i gastrik i helikës së shkurtër, bypass-i gastrik i helikës së gjatë dhe devijimi kolepankreatik. Kjo teknikë e llojit të përzier është projektuar për uljen e ushqimit të marrë, në rastet kur metodat e tjera kanë dështuar. Rekomandohet për pacientë shumë obesë dhe përqindja e suksesit të saj tejkalon masën 86%.

Në bypass-in gastrik të helikës së shkurtër ose të helikës së gjatë qepet ose pjesëtohet pjesa më e vogël, e sipërme e stomakut dhe izolohet nga pjesa tjetër. Pjesa tjetër e stomakut dhe pjesa fillestare e zorrës së hollë devijohen me rezultat zvogëlimin e ushqimit të marrë dhe thithjen e pjesshme të tij. Në devijimin kolepankreatik, devijohet pjesa më e madhe zorrës së hollë dhe lihen në funksionim 50-70 centimetrat e fundit të zorrës së hollë. Kështu realizohet kufizim i konsiderueshëm i marrjes së kalorive dhe humbja e peshës është e shpejtë.

Bypass-i gastrik përmirëson menjëherë mënyrën e jetesës së pacientit, jo vetëm sepse ndryshon pamja e jashtme e tij, por zvogëlohet një numër problemesh shëndeti prej të cilëve vuajnë pacientët obesë. Në negativet klasifikohen eventualiteti i derdhjes, e cila përballohet me ushqim parenteral, ndërsa rrallë kërkohet operacion i ri. Gjithashtu, për arsye të ndryshimit të fiziologjisë së organizmit njerëzor, pacientët që i nënshtrohet bypass-it gastrik kanë nevojë për plotësuese të kalciumit, të hekurit dhe të vitaminave për tërë jetën.

Për sa i përket devijimit kolepankreatik është e rëndësishme të përmendet se është një teknikë agresive, që kryhet në një fazë dhe për arsye të komplikacioneve serioze, në të cilat përfshihen ulcerat anastomotike, sindromi i dumping (mërzitja, shtysë për të vjellë, djersitje, dobësi dhe të fikët për arsye të kalimit të ushqimit nga stomaku në zorrën e hollë) është zëvendësuar me devijimin thëmthopankreatik me izolim duodenal.  

Gastric Bypass

Devijim kolepankreatik me izolim duodenal

Është një nga operacionet më të ndërlikuara të mjekësisë së obezitetit, por edhe më e evoluar. Kombinon kufizimin në marrjen e ushqimit dhe keqasimilimin (malabsorption). Kufizimi realizohet me zvogëlimin e kapacitetit të stomakut nëpërmjet ndarjes vertikale të tij. Kirurgu heq 85% të stomakut, i cili merr formës e bananes.

Përbën variacion të devijimit kolepankreatik me ndryshimin se kjo teknikë lë pa prekur pjesën më të madhe të stomakut, duke përfshirë edhe valvulën e pilorit, e cila axhuston çlirimin e përmbajtjes së stomakut në zorrën e hollë. Operacionet e disasimilimit kufizojnë sasinë e kalorive dhe të substancave ushqyese që thith trupi. Në operacionin në fjalë disasimilimi ka të bëjë me riorganizimin e zorrës së hollë, me qëllim që të ndahet rrjedha e ushqimeve nga rrjedha e tëmthit dhe e lëngjeve të pankreasit. Ushqimet dhe lëngjet tretëse ndikojnë në mënyrë të ndërsjellët vetëm në centimetrat e fundit të zorrës me qëllim që të realizohet disasimilimi.

Me devijimit kolepankreatik me izolim duodenal kufizohet sasia e ushqimit që merret, por ajo vazhdon të jetë shumë më e madhe se sa në operacionet e tjera të mjekësisë së obesitetit. Sipas studimeve kjo metodë u tregua më efikase se sa bypass-i gastrik. Humbja e peshës arrin në masën 80 – 90 %. 

Në raste të caktuara propozohet kryerja e operacionit  në dy faza. Në fazën e parë, pacienti i nënshtrohet operacionit të mëngës gastrike dhe në fazën e dytë të izolimit duodenal.

Avantazhet bazë të metodës janë humbja e madhe e peshës me probabilitet të vogël për rifitimin e saj, derdhjet dhe simptomat dumping shumë më të pakta. Disavantazhe janë mungesa e vitaminave, e hekurit dhe e kalciumit dhe nevoja e marrjes së substancave plotësuese të ushqimit për tërë jetën, sindroma periodike e diarresë, era e keqe e fekaleve dhe gurgullimat (gazrat).