Kirurgjia e hernies

Hernie quhet rënia dhe projeksioni i një pjese të zorrës për arsye të dobësimit të një pjese të paretit abdominal. Ekzistenca e hernies konstatohet lehtë nga pacienti, i cili kur ndodhet në qëndrimin i ngritur në këmbë vëren një fryrje (ekzagjerim) në zonën e prekur. Fryrja fillimisht është e ekzaltuar dhe tërhiqet kur pacienti shtrihet ose shtyp pjesën e dëmtuar. Shoqërohet herë nga shqetësim, herë nga dhimbje që bëhet më e theksuar me ngritjen e peshës, me kollën ose pas qëndrimit për shumë kohë në këmbë. Në rast se dhimbja bëhet e theksuar, akute dhe insistuese, ka mundësi të shkaktohet nga rrethshtrëngim, i cili duhet të përballohet menjëherë me operacion kirurgjikal, me qëllim që të evitohet iskemia dhe nekroza e zorrës. Në këtë rast imponohet komunikimi i menjëhershëm i pacientit me mjekun e tij, sepse cilado vonesë mund të kërcënojë akoma edhe jetën e tij. Hernia ka mundësi të ekzistojë që me lindjen, ose të krijohet për arsye të faktorëve të ndryshëm, siç është presioni në paretet e abdomenit që shkaktohet nga kollë kronike, kapsllëk, shtatzënie ose punët e dorës që kërkojnë ngritjen e shpeshtë të peshës. Gjithashtu mund të shkaktohet pas plagosjes ose operacionit kirurgjikal.

Llojet e hernies janë:    

» Hernie epigastrike
» Hernie e kërthizës
» Hernie bubonike
» Hernie e kofshës
» Hernie sportistëve
» Hernie pas operacionit

Përballimi definitiv i tyre bëhet me kirurgji, pasi nuk ekzistojnë metoda të terapisë konservatore. Përdorim provizor të fashës së hernies rekomandohet vetëm në rastet që imponohet vonesa e përballimit kirurgjikal, pasi ekziston rreziku i krijimit të indit ciciatrial rreth hernies, i cili bën më të vështirë përballimin e mëvonshëm kirurgjikal. Metoda ideale e përballimit të hernies është ajo laparoskopike, gjatë së cilës vendoset rrjet kirurgjikal mbi dëmtimin, nëpërmjet vrimave gati 5 milimetër. Madhësia shumë e vogël e prerjes përjashton hemorragjinë, dhimbjet e theksuara pas operacionit dhe qëndrimin shumëditësh të pacientit në spital, i cili nuk tejkalon 24 orët. Për më tepër, rehabilitimi laparoskopik është superior kundrejt përballimit me operacion të hapur të hernies, për arsye se nuk ka pezmatime dhe infektime pas operacionit dhe zvogëlohet mundësia e rishfaqes së hernies në masën nën 1%.

Para operacionit, pacienti i nënshtrohet analizave të thjeshta të zemrës, të frymëmarrjes dhe të gjakut. Në rast se merr antikoagulante ose aspirinë, ndërpritet marrja e tyre 5 – 7 ditë para operacionit.

Operacioni bëhet me anestezi epidurale ose të përgjithshme dhe pacienti mund të kthehet në shtëpi sapo të jetë në gjendje të ecë, në shumicën e rasteve brenda ditës. Rikthimi në veprimtaritë e përditshme bëhet për pak ditë.

Dhimbja pas operacionit është zakonisht e lehtë dhe përballohet me analgjetikë të thjeshtë. Siç u përmend më lart, mundësia e komplikacioneve është jashtëzakonisht e rrallë, por në rast të shfaqjes së tyre përballohen lehtë dhe në mënyrë konservatore me tretman farmaceutik. Pacienti duhet ti drejtohet menjëherë kirurgut në rast hemorragjie, temperature, ënjtjeje të theksuar në bark, përzierjeje ose të vjellash. Rikontrolli bëhet 10 – 15 ditë pas operacionit.