Onkologji Kirurgjikale dhe e Sistemit Tretës

Onkologjia kirurgjikale merret me heqjen kirurgjikale të neoplazmave. Vitet e fundit shkencëtarët kanë studiuar më shumë sëmundjen dhe është shënuar progres i madh në përballimin e saj. Në mbarë botën shënohen rezultate të konsiderueshme me përdorimin e brezit të ri të ilaçeve që bllokojnë faktorët e angiogenesis të tumoreve, por edhe me evoluimin e “operacioneve pa gjak” dhe kryesisht të kirurgjisë laparoskopike.

Zbatimi i metodës laparoskopike në onkologji fillimisht u përballua me rezervime, por studime të kohëve të fundit tregojnë se ajo ka të njëjtat rezultate me operacionet e “hapura” dhe me avantazhin e zvogëlimit të dhimbjes, të komplikacioneve pas operacionit dhe të kohës së kurimit. Kirurgjia robotike fiton gjithmonë e më shumë terren, pasi kombinon avantazhet e laparoskopisë me ekzaktësinë absolute dhe aftësinë më të madhe të veprimeve të kirurgut.

Por përveç neoplazmave, sistemi i tretjes preket edhe nga sëmundje të tjera që shumë herë duhet të përballohen me kirurgji.