Në vend të biografisë

Jam lindur në Polihnito të Lesbos (Polychnito Lesbos), në një periudhë kur ishulli ishte i lënë pas dore dhe kushtet e jetesës të banorëve jashtëzakonisht të vështira. Por, mbaj mend se në ato vite nuk kishte pothuajse fare njerëz obesivë, pasi kryerja e punëve bujqësore ishte e detyrueshme, e përditshme dhe shumëorëshe. Si ta imagjinoja që shumë vite më vonë, obeziteti do të zhvillohesh në një sëmundje, e cila do të merrte përmasa tmerruese.

Mbarova shkollën fillore dhe gjimnazin (sipas sistemit hellen) në Polihnito dhe përfundova studimet e arsimit të shkallës së dytë në Liceun Model të Patra. Në vazhdim studiova në Fakultetin mjekësor të Universitetit të Patra dhe vitet e fundit të universitetit ia kushtova kirurgjisë dhe me kirurgjinë e obezitetit, që atëherë sapo ishte shfaqur. Trajnimi im në Kirurgjinë e Përgjithshme u plotësua në dy spitale, në “Evaggelismos” dhe në “Agia Olga”. Në atë periudhë filloi të mbizotërojë kirurgjia laparoskopike, e cila solli një perceptim të ri në sëmundjet kirurgjikale. Ndryshe nga kirurgjia e hapur klasike, laparoskopia minimizonte kohën e mjekimit, përshpejtonte shërimin e pacientëve dhe zvogëlonte në minimum dhimbjen pas operacionit. U specializova në kirurgjinë laparoskopike në të gjitha sëmundjet e tëmblit, të zorrës së trashë, të apendicitit, të hernies dhe në kirurgjinë onkologjike dhe bëra studime pasuniversitare në Bordo të Francës në këtë fushë shkencore.           

Në vazhdim, duke punuar si profesionist i lirë, u pasionova pas kirurgjisë së obezitetit, përballimi i të cilit në atë periudhë bëhesh me operacione të hapura, p.sh. me apartamentizim vertikal. Duke pasur përvojë nga kirurgjia laparoskopike, kisha mundësinë të fus gradualisht një perceptim të ri në kirurgjinë e obezitetit fillimisht me bypass-in gastrik dhe në vazhdim me unazën gastrike.

... sot

Këtu e 13 vjet merrem ekskluzivisht me obesitetin sëmundjeprurës, duke bërë fillimin me metodën e bypass-it gastrik, metodë që kam zbatuar në mbi pesëqind pacientë. Një teknikë shumë e vështirë, radikale dhe efikase, por që shpesh shoqërohesh nga probleme. Duke i përballuar ato, filloi të më kultivohet mendimi se kjo metodë nuk kishte arsye pse të mos zbatohesh në çdo episod të obesitetit patogjen dhe mendova se do të ishte po kaq efikas përballimi i sëmundjes me të sapozbuluarën atëherë, unazën gastrike, e cila ka sëmundshmëri më të pakët se sa bypass-i gastrik.    

Me të vërtetë, shumë herë mendoj se në qoftë se ekzistonte unaza në kohën kur jetonte babai im, që kishte problem me obesitetin, gjë që i shkaktoi shfaqjen e sëmundjes koronare dhe të apnesë së gjumit, do ta kishte shpëtuar. Për vendosjen e unazës gastrike jam trajnuar në mënyrë të mjaftueshme në Francë dhe me rikthimin tim në Hellas, jam marrë në mënyrë ekskluzive me këtë teknikë.

Pavarësisht nga problemet e periudhës së parë, evoluimi ishte tepër i kënaqshëm, pasi ata që vuanin nga pesha e tyre hiperbolike, filluan të informoheshin se ekzistonte një metodë ideale, që do të zgjidhte problemin e tyre, pa përdorur më metoda jo të përshtatshme për humbjen e peshës, si p.sh. “pilula magjike”. U përpoqa të informoj publikun për unazën gastrike me çdo mënyrë nëpërmjet shtypit dhe nëpërmjet manifestimeve informative.  

Përpjekja ime dha rezultate, pasi pacientët u larguan nga të quajturat institucione të dobësimit dhe iu drejtuan kirurgëve të obesitetit me qëllim që të informohen për teknikën, por edhe dietologëve – të cilët deri së fundi zbatonin njohuritë e tyre në qendrat e bukurisë – me qëllim që të ndjekin një program të përshtatshëm të ushqyeri, para dhe pas operacionit.

Në vazhdim bypass-i gastrik filloi të zbatohet nga komuniteti shkencor ndërkombëtar me sëmundshmëri më të pakët dhe rezultate më të mira. Kjo teknikë filloi të zbatohet në 2 faza, në fillim duke hequr harkun nga stomaku dhe në vazhdim me devijim kolepankreatik në zorrë. Gjatë ecurisë konstatuam se shumë pacientë nuk kishin nevojë për devijimin  kolepankreatik, pasi kishin rezultate të shkëlqyera vetëm me operacionin në stomak.

Për këtë arsye kjo teknikë në stomak u bë autonome nga bypass-i gastrik dhe u quajt sleeve gastrectomy ose mëngë gastrike.

Në këtë mënyrë vazhdova trajnimin tim edhe në këtë teknikë, e cila ishte e njohur për arsye të bypass-it gastrik dhe besoj se ka shumë për tu dhënë pacientëve, të cilët ose dështojnë me zbatimin e unazës gastrike ose janë të varur nga të ëmblat dhe rrjedhimisht të papërshtatshëm për unazë gastrike. Në total, kam kryer më shumë se 15.000 operacione obesiteti (balon endogastrik, unazë gastrike, sleeve gastrectomy, apartamentim vertikal, by-pass kolepankretik).

Është fakt se në fillim u akuzova shumë për dimensionet që i dhashë çështjes së kirurgjisë së obesitetit dhe veprimtaria ime ishte karakterizuar hiperbolike në atë periudhë. Por është provuar se ka vënë në baza të shëndosha çështjen e obezitetit. Sot qytetarët njohin se kontrolli i peshës trupore është çështje mjekësore dhe rrallë praktikojnë metoda të papërshtatshme dhe sharlatane për zvogëlimin e peshës. (pilula, pomada etj.), por edhe çdo mjek i përgjithshëm rekomandon tashmë çdo njeri obesë të vizitohet nga kirurg i obesitetit. Bëhet fjalë për një dhuratë, të cilën bota shkencore ma ka njohur.

Me kalimin e kohës, duke dashur të përhap njohuritë dhe përvojën time në kolegë që dëshironin të merreshin me kirurgjinë e obezitetit, si në Hellas ashtu edhe jashtë saj, kam trajnuar një sërë kirurgësh që sot ushtrojnë me sukses të madh kirurgjinë e obezitetit. Në mënyrë paralele, vitet e fundit kam qenë nga nismëtarët në krijimin e qendrave për përballimin e sëmundjes së obezitetit, siç është Doctors’ Hospital në Athina dhe Medline në Bulgari.