Νέα

Obeziteti

është sëmundje që kurohet   

Obeziteti është një nga sëmundjet me evoluim të shpejtë në ditët tona. Ka lidhje direkte me mënyrën bashkëkohore të jetesës dhe shkaqet që e shkaktojnë janë trashëgimore, gjenetike dhe mjedisore.

Sëmundja e obezitetit ka mundësi të shkaktojë dëme në sistemin kardiak dhe vaskular, hipertension, sëmundje koronare dhe episode cerebrale. Akoma mund të shkaktojë insuficiencë respiratore, pneumonopathi bllokuese, apnea gjumi, çrregullime të fertilitetit, diabet të tipit 2, probleme psikiatrike dhe ekziston rrezik serioz i shfaqjes së kancerit të zorrës së trashë dhe të gjirit.

Një njeri karakterizohet “i sëmurë obezë”, kur Indeksi i Mazës së Trupit të tij (MBI, Body Mass Index: ky indeks është rezultat i pjesëtimit të peshës trupore me katrorin e gjatësisë domethënë pesha trupore / gjatësinë 2) është mbi 40. Në disa raste, akoma edhe kur MBI është më i vogël se 40, një person mund të karakterizohet i sëmurë obezë, në qoftë se vuan nga njëra prej sëmundjeve të lartpërmendura.

Është e rëndësishme të theksojmë se pacientët që vuajnë nga obezitet patogjen, kanë kohë më të shkurtër jete, por edhe disavantazhe serioze në kualitetin e jetës. Përballojnë vështirësi lëvizjeje dhe probleme vetëshërbimi në jetën e përditshme, si për shembull shkuarjen në tualet ose udhëtimet ajrore. Shumë prej tyre izolohen nga shoqëria dhe përballojmë dallime për arsye të paraqitjes në mjedisin shoqëror dhe profesional.

Mjekësia i ka dhënë zgjidhje radikale problemit të obezitetit patogjen, kryesisht me specialitetin e kirurgjisë.

Në qoftë se për cilëndo arsye, pacienti shfaq obezitet, duhet të kemi parasysh se stomaku i një njeriu obezë (harku kryesor) është më i madh se stomaku fiziologjik, si edhe zorra e hollë, e cila thith më shumë ushqim. Por më e rëndësishme nga të gjitha është se këto 2 organe sekretojnë një tërësi hormonesh, me përfaqësues hormonin shumë të njohur “grelinë”, të cilët janë patologjikisht të shtuar dhe shkaktojnë rritjen e makutërisë dhe zvogëlimin  e djegieve dhe të metabolizmit.

Kirurgjia ka si synim të risjellë këto organe bazë të organizmit në nivele fiziologjike dhe të përballojë shkakun thelbësor të obezitetit.

Dy kategoritë e mëdha të operacioneve kirurgjikale për përballimin e obezitetit patogjen janë operacionet kirurgjikale kufizuese dhe mikse.

Qëllimi i operacioneve kirurgjikale kufizuese është të zvogëlohet sasia e ushqimit që merret. Në këtë kategori klasifikohen unaza gastrike, mënga gastrike, palosja gastrike dhe balloni.

Me operacionet mikse kombinohet teknika kufizuese dhe disasimilimi. Në këtë kategori klasifikohen bypass gastrik i helikës së vogël dhe devijimi kolepankreatik.

Me të vërtetë është zgjidhja e vetme që të kurohet krejtësisht pacienti dhe të kthehen faktorët patologjikë në nivelet fiziologjike.

Natyrisht që rol të rëndësishëm luan parandalimi, i cili mund të realizohet me ushqimin e shëndetshëm, ushtrimin dhe evitimin e ankthit dhe të stresit (ankthi dhe stresi rrisin makutërinë dhe zvogëlojnë djegiet për arsye të ndikimit të tyre në tru).

Elementet e parandalimit janë elemente bazë për të gjithë njerëzit, akoma edhe për ata që mund të operohen.